Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për Blinken: Të paraqesë prova, por jo të montuara tek zyrat e Edi Ramës

Berisha për Blinken: Të paraqesë prova, por jo të montuara

Pas shpalljes "non-grata" së bashku me familjen e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, osh-kryeministri Sali Berisha po zhvillon konferencën për shtyp - ashtu edhe siç e kishte njoftuar sot më parë.

Sipas Berishës, Blinken ka ngritur akuza shumë të rënda pa prova dhe asnjë argument dhe sipas ish-kryeministrit, këtë nuk e ka bërë askush deri më sot "as edhe një kundërshtar më i egër".

“Sot ndaj SHBA ushqej të njëjtat ndjenja, por ndaj një njeriu pa asnjë provë ka renditur akuza që nuk i ka renditur as edhe një kundërshtar më i egër”, u shpreh ish-kryeministri Berisha në konferencën për shtyp.

Berisha thotë se nëse Blinken do të paraqiste prova do të konsideronte çdo gjë, "por natyrisht jo prova të montuara në Tiranë, tek zyrat e Edi Ramës".

“Nëse sekretari i shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë, natyrisht jo prova të montuara në Tiranë, tek zyrat e Edi Ramës. Por provat nëse kanë le t’i nxjerrin, kaq mund të them. Unë kam hapur gjyq dhe le t’i paraqesin para Gjykatës. Ai është diplomati më i fuqishëm i botës, un jam një qytetar privat por me besimin tek drejtësia,"- tha Berisha.

Të fundit