Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për foton e Saimir Tahirit dhe Klement Balili: Bëjnë turizëm edhe në burg

Berisha për foton e Saimir Tahirit dhe Klement Balili: Bëjnë

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar foton e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kur ka qenë në burg.

Në foto shihet Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri dhe një person tjetër, të cilët janë duke ngrënë.

Berisha shprehet se këta persona kanë privilegjin të bëjnë turizëm edhe në burg, ndërsa thekson se në qeli vdesin ata që janë arrestuar për lekët e dritave.

 “Jo të gjithë shqiptarët vdesin nëpër burgjet e Edi Ramës, vdesin ata që janë aty për lekët e dritave por jo ata që janë aty si hajdutë e trafikantë.

Këta të fundit kanë privilegjin të bëjnë turizëm në burg, në kavalishencën e tyre qeveritare, madje edhe të ngrenë dolli shëndeti për kapon e tyre, që i bëri sheikët e vendit më të varfër në Europë.

Në foto, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilegjet e partisë”, shkruan Berisha.

Të fundit