Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për fushatën e Ramës: Përdor gjuhë halabaku, fjalë të turpshme

Berisha për fushatën e Ramës: Përdor gjuhë halabaku,

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një takim elektoral në Has së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki.

Në fjalën e tij Berisha u shpreh se qeveria Rama ka vjedhur shqiptarët duke bërë investime përtej kostove.

Berisha shtoi se për ndërtimin e rrugëve në fushë, është shpenzuar 12 herë më shumë se në Gjermani.

Berisha ka komentuar edhe në lidhje me mënyrën e zgjedhur nga kryeministri Rama për të bërë fushatë, ku tha se kreu i qeverisë përdor gjuhë halabaku në mënyrë që të fshehë vjedhjet e tij.

“Investimet në punë publike janë vjedhur nga Ram e qeveritarët e tij Ka ndërtuar rrugë në fushë me dyfishin e çmimit të tunelit të Elbasanit, me 10-12 herë me shtrenjtë se në Gjermani.

Ndërton shkolla me 7 mln euro.Të gjitha këto janë paratë tuaja. Më 14 maj të votojmë ndryshimin, për shpëtimin e Hasit dhe Shqipërisë.

Ju e shihni fushatën e tij, kalon nga takimi në takim me një gjuhë të denjë për një halabak, përdor fjalë të turpshme, sepse e di që qytetarët i ka vjedhur, i ka varfëruar, i ka përzënë nga vendi i tyre, dhe thotë më mirë të më thonë halabak e i pacipë, se sa të thonë i kam vjedhur. por më 14 maj do e ndëshkojmë për krimet që ka kryer”, tha Berisha.

Të fundit