Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për gjuhën e Ramës në fushatë: Bën klounin të mbulojë vjedhjet dhe skandalet

Berisha për gjuhën e Ramës në fushatë: Bën klounin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik, Greqi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Ai u ndal në gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama ndërsa u shpreh se Rama mundohet të gjejë strehë në sharje e shpifje që të heqë vëmendjen nga vjedhjet dhe aferat.

“Burreci 2 metra i gjatë i trembur deri në palcë flet çdo mëngjes me veten e tij, shan e turfullon. Çyryk, zhapik, budalla, buf, fjalor i turpshëm, që përpiqet të gjejë strehë në banalitete për t’iu fshehur përgjegjësive.

Në kohën e Covid-it ku la 4 ditë në Kapshticë. Krim kundër njerëzimit. Fushata jonë është eprore sepse ne vijmë me program, ai vjen më sharje, shpifje bën klounin të mbulojë vjedhjet dhe skandalet”, tha ai.

Të fundit