Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për inceneratorët: Në gropën e Sharrës po groposet sistemi i drejtësisë

Berisha për inceneratorët: Në gropën e Sharrës po

Në konferencën e përjavshme për mediat, kryedemokrati Sali Berisha foli për aferën e inceneratorëve, duke i mëshuar faktit se “koka” është Edi Rama. Sipas Berishës në gropën e Sharrës po fundoset edhe sistemi i drejtësisë, referuar mungesës së drejtësisë, siç e konsideron ai.

“Ndonëse prej dy vitesh është deklaruar me dhjetëra herë se qytetarët e qarkut të Tiranës, paguajnë 29 euro për çdo ton pleh, pa llogaritur transportin, kjo tarifë e cila në kontratë parashikohet për djegie. Kurse për depozitim ka një tarifë prej 11 eurosh.

Prej vitesh, Edi Rama, Erion Veliaj, presin euro, vjedhin çdo ditë dhjetëra-mijëra euro. Në total, diferenca prej 18 eurosh për çdo ton, shkon dhe depozitohet në kontot offshore të këtyre dy hajdutëve të paimagjinueshëm. Në fakt, aty nuk po groposoheshin, por aty po groposej sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor”, tha Berisha.

Ky i fundit theksoi se janë bërë 51 milionë euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kompanitë offshore.

“Janë bërë 51 milionë euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për plehra që dikur digjen, në një kohë kur as nuk digjen, por as nuk seleksionohen, siԷ u betua dhe rrahu gjoksin sipërmarrësi i plehrave, Edi Rama, nën betim para parlamentit shqiptar. Nuk ka akt më flagrant se afera e inceneratorëve. Nuk ka akt më të turpshëm se qëndrimi i drejtësisë ndaj kësaj afere”, shtoi ai.

Të fundit