Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për legalizimin e kanabisit: Me këtë akt, Shqipëria kërcënon sigurinë e rajonit

Berisha për legalizimin e kanabisit: Me këtë akt, Shqipëria

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi qeveria njoftoi nismën për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Në një reagim në Facebook, Berisha thotë se me këtë akt, Shqipëria shndërrohet në eksportues kryesor krimi dhe bëhet një vend që kërcënon kështu sigurinë e vendeve te rajonit dhe më gjerë.

Arriti! Ediskobari apo Noriega i Shqipërisë do kurorëzohet Mbreti i Kanabistanit.

Kjo është goditja me e rende e qenies, shëndetit fizik dhe mendor, identitetit, reputacionit dhe te ardhmes se shqiptareve dhe Shqipërisë.

Me ketë akt Shqiperia e shpallur keto vitet e fundit Kolumbi e Europes apo Kanabistan shndërrohet ne eksportues kryesor krimi dhe behet nje vend qe kërcënon kështu sigurinë e vendeve te rajonit dhe me gjere.

U bej thirrje shqiptareve dhe komunitetit ndërkombëtar te kundërshtojnë ketë kurorëzim ne mbrojtje te interesave jetike te tyre”, shkruan Berisha.

 

Të fundit