Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Për mercenarin Altin Dumani, 76 mln euro të vjedhura me sterilizime nuk përbëjnë vepër penale të Ilir Beqës

Berisha: Për mercenarin Altin Dumani, 76 mln euro të vjedhura me

Berisha: Por pas gjashtë vitesh, hetimesh pas hetimesh, pasi e ktheu me të drejtë një gjykatës guximtar dy herë dosjen, në të cilën fajtor minimalisht ishte Ilir Beqaj, përsëri Zamani, përsëri Skrapi i partisë asnjë akuzë për Ilir Beqën, për këtë korrupsion të tmerrshëm, për rritjen e çmimit 83 herë me sipërmarrjen e tij për sterilizimin.
Të dashur miq, a e dini ju sepse? Sepse paratë janë ndarë me Edi Ramën.
Se Ilir Beqaj në zyrën e tij ka thënë se paratë janë vjedhur, por kanë shkuar tjetër kund.
Pra, për Skrapin e partisë, për mercenarin Altin Dumani, 76 milionë vjedhje me sterilizime, nuk përbëjnë vepër penale të Ilir Beqës.
Por ai duhet të burgoset, e burgos BE për 125 mijë euro që i ka vjedhur për të blerë makinën dhe shtruar dreka dhe darka në restorantin e tij.
A ka cinizëm më të madh se ky?
A tallje më të madhe për shqiptarët?
A nuk është mesazhi për çdo shqiptar se u kemi vjedhur dhe do u vjedhim sa të mundemi se ju kështu e meritoni?

 

Të fundit