Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Për Oltën, Rama i vë flakën jo Gjylametit, por gjysmës së grupit parlamentar!

Berisha: Për Oltën, Rama i vë flakën jo Gjylametit, por

“Cherchez la femme”, kështu është shprehur kryedemokrati Sali Berisha referuar Olta Xhackës.

Berisha tha se Rama lëshoi një udhëzim dhe i kërcënoi ata që të mos kërkojnë rinumërimin sepse i dalin lakrat në shesh.

“Por ai kishte hallin e Oltës”, ka thënë më tutje Berisha, “Me Oltën, jo Gjylametit, por ai është i aftë t’i vërë flakën gjysmës së grupit parlamentar. Cherchez la femme!'

"Tani, në një garë të ngushtë, ta zëmë, apo në një garë ku garojnë shumë kandidatë për një numër të pakët vendesh, kandidatët krijojnë dyshime se numërimi nuk u bë si duhet.

Për këtë Edi Rama lëshoi një udhëzim dhe i kërcënoi që ata të mos kërkojnë rinumërimin sepse i dalin lakrat në shesh.

Del se Olta, dihen ato lidhjet e tyre me Oltën, dihen ato, del jashtë parlamentit. Kaq, por Olta nuk mund të dalë jashtë parlamentit se ata janë një familje në aksione dhe shumë gjëra.

Kështu që ky është urdhër. Unë nuk e bëj kurrë një gjë të tillë. Cilido që ka dyshimin më të vogël, të shkojë dhe të kërkojë. Kjo është e drejtë. Nuk mund të më shkojë mendja mua që të kërkoj që mos bëj këtë ose bëj këtë.

Në qoftë se ka numërim të gabuar, të dalë që është i gabuar. Nëse është i drejtë, del se është i drejtë. Por ai kishte hallin e Oltës. Me Oltën, jo Gjylametit, por ai është i aftë t’i vërë flakën gjysmës së grupit parlamentar. Cherchez la femme!'

 

Të fundit