Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për primaret: Kandidatët nuk janë produkti im, u shkëputëm nga praktika jo transparente të Lulzim bravës

Berisha për primaret: Kandidatët nuk janë produkti im, u

Ish-lideri i demokratëve Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat një ditë pas zyrtarizimit të kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ai deklaroi se primaret e djeshme nuk janë të parat në histori, por janë më demokratikat. Sipas Berishës, dje u përmbush premtimi i sanksionuar në statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, që rrit rolin e bazës në përzgjedhjen e kandidatëve.

Berisha tha se kandidatët nuk janë produkt i tij, ndërsa hodhi akuza për kryedemokratin Lulzim Basha.

“Këto nuk janë primaret e para, ato janë mbajtur në vitin 2000. Por këto janë primaret e para ku çdo kandidat është produkt i anëtarësisë.

Nuk janë të Sali Berishës apo Komisionit. Janë të propozuarit e bazës së partisë. Kjo i bën këto primaret më demokratike të zhvilluara në ndonjë vend. Mund t’ju them se dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri.

Shënoi shkëputjen përfundimtare të PD nga praktikat jo transparente, të dyshimta, errëta të përdorura në 8 vite nga Lulzim brava dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bërë anëtarësisë 4 muaj më parë dhe të sanksionuar në statutin e Kuvendit të datës 11 dhjetor”, tha Berisha.

 

Të fundit