All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha për PS: Me 1 milionë pemët në Tiranë duan të fshehin vjedhjen e tmerrshme

All - Paragraf - 1

Berisha për PS: Me 1 milionë pemët në Tiranë duan

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj për mbjelljen e 1 milion pemëve në Tiranë.

All - Paragraf - 3

Nga Gramshi, Berisha tha se PS po tenton të fshehë një vjedhje e tmerrshme. Sipas Berishës, për mbjelljen e 1 milion pemëve duhen të paktën 6-9 mijë hektarë, kurse parku i liqenit ka 32 mijë pemë.

“E keni vënë re ju, ka kapur lopatën tani dhe kalojnë nga rrethi në rreth me lopatë në dorë  se gjoja po mbjellin pemë. Prisni, me dheun e asaj lopate ai në radhë të parë do të ju hedhë hi syve qytetarëve, se nuk është i zoti të ballafaqohet në asnjë rast me asnjë kandidat tonë në asnjë bashki.

Sille atë, sille këtu. Të ju pyes një gjë. A duhet që të përballemi në televizor njëri me tjetrin dhe të ua themi të vërtetat njëri-tjetrit para jush. Këta se pranojnë, nuk ka kandidat të tyre. Këta janë si hije, nuk dalin në asnjë ekran televiziv. Dhe pastaj merr lopatën dhe mendon se do të ju mashtrojë me lopatën. Merr lopatën dhe do të mbjellë gjithsej, 3600 pemë.

Po ku e kanë hallin, e kanë hallin tek pylli 1 milion, që bashkë me Erion Veliajn pretendojnë se kanë mbjellë 1 mln pemë në Tiranë. Por të ju them të vërtetën. Kur bëra llogaritë dhe e shihja se ishte e turpshme, një mashtrim banal i papërgjegjshëm, ato 1 milion pemë, duan të paktën 6-9 mijë hektarë. Kurse parku i liqenit ka 32 mijë pemë.

Vetëkuptohet se në 1 milionë pemë kanë vjedhur paratë për 990 mijë fidanë. Po si kanë vjedhur, kanë  vjedhur me një pishtë, 10 fishin e çmimit. Kanë blerë pishën 5600 euro. Po, me fatura. Atëherë ky meqë ka dalë gjithë ky skandal, merr lopatën dhe kujton se po mashtron”, tha Berisha.

Të fundit