Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për radion amerikane: Serbia, kërcënim për Europën. Në Ukrainë “krime kundër njerëzimit”

Berisha për radion amerikane: Serbia, kërcënim për

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për Radio amerikane Secure Freedom ka thënë se kërcënimi tjetër i madh për kontinentin europian do të jetë Serbia. Duke folur për gazetarin Frank Gaffney, ish-zv/Sekretar i Mbrojtjes së SHBA nën presidentin Regan, Berisha theksoi krimet e dukshme të Rusisë kundër njerëzimit në Ukrainë.

Ai ka folur gjithashtu për ambiciet e kahershme të Rusisë në Ballkan: “Kremlini donte për shekuj nëpërmjet Serbisë hyrjen në detin Adriatik. Kërcënimi tjetër i madh për kontinentin evropian, besoj se do të jetë Serbia”.

Një temë e rrahur nga Berisha prej vitesh është trajtuar edhe në këtë intervistë për radion SF, që i përket rrjetit Center for Security Policy: roli i miliarderit George Soros “në përmbysjen e kontrollit politik demokratik në Shqipëri ndër vite”.

Të fundit