Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për skandalin e aeroportit të Vlorës: Rama, Balluku dhe Balla janë angazhuar në favor të një ortaku

Berisha për skandalin e aeroportit të Vlorës: Rama, Balluku dhe

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për skandalin e aeroportit të Vlorës.

Berisha tha se Rama, Balluku dhe Taulant Balla janë angazhuar në mbështetje të njërit prej ortakëve.

Sipas Berishës, dy ministra kanë refuzuar të firmosin këtë mashtrim për të cilin taksapaguesit shqiptarë do paguajnë 140 milionë euro për 10 vitet e para.

Berisha: Skandali i aeroportit të Vlorës tejkalon si skenar çdo skenar tjetër të zhvilluar gjer sot, por edhe çdo skenar filmash. Një ditë të bukur, Edi Rama me Lubi Vallukun vendosin të vjedhin qindra milionë dhe shpallin për këtë qëllim ndërtimin e aeroportit më të madh në Ballkan në qytetin e Vlorës, që si qark mund të ketë gjithsej 180 mijë banorë që banojnë aty.

Aeroportin më të madh në Ballkan. Dy ministra refuzojnë në mënyrë të prerë të firmosin për këtë mashtrim më të madhin në Ballkan. Sepse për shkak të atij që quhet high-risk, kishin përcaktuar aty 120 milionë garanci biletash, që do i ndanin njëri me tjetrin. Pas kësaj, përsëritet tenderi dhe nuk është më 120, por 140 milionë euro garanci biletash. Dhe megjithëse ligji e kërkon që të jenë kompani me ekspertizë të certifikuar për ndërtimin e aeroporteve, thirret një kompani turke që e kishte këtë eksperiencë.

Natyrisht ajo thirrej si prestanome, sepse tenderi i jepet 47 asaj dhe pjesa tjetër 53 biznesmenit të njohur dhe politikanit të njohur kosovar, Bexhet Pacolli, por njeri pa eksperiencë në fushën e ndërtimeve të aeroporteve siç kërkon ligji. Tani, pas firmosje së dokumenteve, natyrisht prestanome duhej të ikte në punën e vet. Turku u thotë mirupafshim se këtu janë Lubia me Ramën dhe këta. Si rezultat, aeroporti që kushton me çmimet më të fryra mbi tokë 105 milionë euro, taksapaguesit shqiptarë do paguajnë 140 milionë euro për 10 vitet e para.

Dhe koncesionari për 30 vite fiton 700 milionë euro. Nuk mund të ketë një akt më korruptiv se sa ky. Ndaj dhe tani që po vjen fundi, tani kërkojnë aksionet. Tani që vjen fundi, ka disa variante. Një variant është se një grup i fuqishëm droge ka dorëzuar mbi 40 milionë euro qeveritarëve. Nuk ka të dhëna. Por një gjë është e sigurt 100 përqind, që Edi Rama, Belinda Balluku, Taulant Balla, janë të angazhuar gjatë dy javëve të fundit, sipas dokumenteve, me të gjithë pushtetin e tyre në favor të një ortaku... nuk kam asgjë me ortakët, por fakti që e gjitha qeveria shqiptare futet për një ortak, do të thotë se ajo është ortak vetë.

Të fundit