Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për takimet me diasporën: Kam gjetur vendosmëri për të ndarë Shqipërinë nga narkodiktatura

Berisha për takimet me diasporën: Kam gjetur vendosmëri për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për takimet e zhvilluara me diasporën shqiptare.

I ftuar në Neës24, Berisha tha se ka gjetur te diaspora një entuziazëm që nuk e kishte parë prej vitit 1990. Kryedemokrati tha se ka një vendosmëri për ta ndarë Shqipërinë nga narkodiktatura.

“Kam gjetur entuziazëm te shqiptarët jashtë atdheut, atmosferë që nuk e shihja prej 1990. Unë do ta cilësoja këtë atmosferë të pashembullt që nga 1992, të tillë atmosferë shpërthyese, optimizëm dhe entuziazëm që kam gjetur të shqiptarët jashtë vendit dhe qytetarët e Shkodrës së fundit që nuk i kam përjetuar që prej 1992.  Një atmosferë optimiste dhe vendosmëri e madhe për të ndarë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe që është narkodiktatura, nga ky regjim që po i varfëron dhe largon shqiptarët”, u shpreh Berisha.

Të fundit