Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për VOA: Kuvendi Kombëtar ka të drejtë të shkarkojë Lulzim Bashën

Berisha për VOA: Kuvendi Kombëtar ka të drejtë të

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se Kuvendi Kombëtar ka të drejtë të shkarkojë kryetarin Lulzim Bashën.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Berisha thotë se në rast se Kuvendi shkarkon Lulzim Bashën, nuk ka gjykatë në botë që e rikthen atë në krye të Partisë Demokratike.

Pjesë nga intervista:

Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, jemi përballë këtij realiteti, ju do mblidhni një Kuvend më 11 dhjetor. Zoti Basha në 18 dhjetor. Si ju do arrini të impononi vendimet që do merrni?

Z. Sali Berisha: Ai është një anti-Kuvend. Atë nuk e bëri Ramiz Alia në vitin 1990. Është një nga aktet më të turpshme në historinë e një vendi. Mund të garantoj që Lulzim Bashës masivisht po i refuzojnë firmosjen e një formulari që ka shpërndarë, i cili të rikujton sistemin e patronazhistëve të Edi Ramës.

Zëri i Amerikës: Po atëherë kjo do të shkojë në çështje gjyqësore, si do ndahet?

Z. Sali Berisha: Jo nuk do të shkojë në çështje gjyqësore. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë kryetarin. Në rast se Kuvendi shkarkon Lulzim Bashën, nuk ka gjykatë në botë që e rikthen atë në krye të Partisë Demokratike.

Zëri i Amerikës: Po a e parashikon statuti? Mesa kam lexuar parashikon shkarkimin me propozim të Këshillit Kombëtar…

Z.Sali Berisha: Absolutisht jo. Me propozim të Këshillit Kombëtar në qoftë se Këshilli Kombëtar thërret Kuvendin. Por këtë Kuvend nuk e ka thirrur Këshilli Kombëtar, e ka thirrur anëtarësia. Në këtë rast Kuvendi ka të drejtë të zgjedhë një këshill kombëtar të ri, ka të drejtë të plotë të zgjedhë një kryetar të ri, ka të drejtë të shkrijë partinë. Kuvendi i Partisë Demokratike ka të drejtë të shpallë të shkrirë Partinë Demokratike, sipas statutit që ka formuluar dhe votuar vet Lulzim Basha. Nuk ekziston asnjë nen, asnjë klauzolë, që të detyrojë 2 mijë firmëtarë që të depozitojnë pranë Sekretarit të përgjithshëm, apo pranë dikujt tjetër, firmat e tyre.

Zëri i Amerikës: Por ka një rregullore, zoti Bardhi ka thënë se është një rregullore e vitit 2009 e miratuar në kohën tuaj

Z. Sali Berisha: Është një trillim i tyre. S’ka asnjë vlerë. Rregulloret janë nënakte. Po ra kushtetuta bie çdo nënakt.

 

Të fundit