All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha për Yuri Kim: Mashtroi SHBA-në për korrupsionin tim imagjinar, abuzoi me ligjet e Shqipërisë

All - Paragraf - 1

Berisha për Yuri Kim: Mashtroi SHBA-në për korrupsionin tim

Në konferencën e fundit për këtë vit, kreu i PD, Sali Berisha foli edhe për qëndrimet e ambasadores amerikane, Yuri Kim. Ai i konsideroi qëndrimet e saj si turpi i historisë.

All - Paragraf - 3

Më tej shtoi se ambasadorja tentoi t’i impononte opozitës kryetarin e saj. Berisha tha se Kim ka mashtruar qeverinë amerikane për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës.

“Në këtë përpjekje, do të nxijë në historinë e turpit, qëndrimi i ambasadores së SHBA, e cila, pasi në një akt madhor korruptiv, kishte mashtruar qeverinë e saj për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës, bëri gjithçka që t’i diktojë opozitës, kryetarin e saj.

Përdori, abuzoi dhe shpërdoroi, duke shkelur çdo ligj të këtij vendi dhe vendit të vet, çdo konventë ndërkombëtare, çdo parim.

Përdori fuqinë e vendit të saj, për t’i diktuar opozitën kryetarin. Por ky është viti i opozitës, sepse asgjë nuk mposhti dot idealet e demokratëve.

Ata u ngritën fuqishëm kundër armikut të egër të votës së lirë, armikut të egër të PD-së, u ngritën kundër atyre që përdorën korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri, që përdorën krimin e organizuar për të luftuar antikrimin në Shqipëri.

Pavarësisht se ata përfaqësonin shtetet më të admiruara nga shqiptarët, SHBA dhe Britaninë. Opozitarët shqiptarë qëndruan dhe këtë vit u faktuan kombit dhe botës se Shqipëria ka një opozitë më të fuqishme se kurrë, më të vërtetë se kurrë”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit