Flash News
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën “Milot-Laç” dhe u largua, kapet 18-vjeçari
Berisha për Yuri Kim: Nëse nuk do të kishte shkuar të urojë zgjedhjet e 25 prillit në darkë, gjërat do ishin ndryshe
Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj ambasadores së SHBA Yuri Kim, teksa komentoi deklaratat e saj lidhur me institucionet e drejtësisë.
Në një takim me krerët e degëve të PD për Tiranën, Berisha tha se nëse ajo nuk do të kishte shkuar të urojë zgjedhjet e 25 prillit në darkë, ndoshta sot do të ishin gjërat pak më ndryshe.
Berisha: Krahas kësaj ne kemi evenimentin madhor, historik, primaret. Të bëjmë gjithçka për një proces sa më të ndershëm, të drejtë, transparent.
Shqipëria është shkëputur nga vlera, është shndërruar në një ishull ku vota është përzënë nga qeveria, nga Partia Socialiste.
Me këto primare ne tregojmë përkushtimin më maksimal ndaj votës. Se absolutisht nuk zhvillohemi kurrë pa votën e lirë, dhe kushti i të gjitha kushteve që ky vend të zhvillohet është kushti që qytetarët të votojnë të lirë.
E humbën ne këtë, një shkarje e tmerrshme në 9 vite.
E shikoni zonjën Kim që kalon nga një mbledhje me gjykatësit në këto. I kujtoj vetëm një gjë zonjës. Nëse nuk do të kishte shkuar të urojë zgjedhjet e 25 prillit në darkë, ndoshta do të ishin gjërat pak më ndryshe, se gjithçka buron nga vota.
Dhe në rast se ne u rrokullisëm në këtë mënyrë, u rrokullisëm se na u rrëmbye vota. Jashtë saj nuk ka demokraci, shtet ligjor e drejtësi.
Do të kishte qenë shumë mirë të qëndronte në lartësinë e respektit për votën e lirë, por nuk qëndroi. Do të qëndrojmë ne, sado e vështirë të jetë kjo, sepse vetëm me votën e lirë ne mund të bëhemi një vend i zhvilluar si vendet e tjera.