Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Berisha: Përdorimi i arsimit dhe i shtetit për fushatë, është i barabartë me tradhti kombëtare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh në tubimin e mbajtur në ‘Rrugën e Shpresës’ se kryeministri Edi Rama u paraqit në Selanik si i kujdesshëm për gjuhën amtare, tek fëmijët e emigrantëve dhe mori përsipër të paguajë një kontratë duke dëshmuar kështu, shfrytëzimin e shtetit për qëllime elektorale.
Berisha: U paraqit në Selanik si i kujdesshëm për gjuhën amtare, tek fëmijët e emigrantëve dhe mori përsipër të paguajë një kontratë duke dëshmuar kështu, shfrytëzimin e shtetit për qëllime elektorale.
Sigurisht që Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për tu krijuar mundësinë shqiptarëve për të mësuar gjuhën amtare kudo që janë. Por përdorimi i arsimit dhe i shtetit për fushatë elektorale, është akt antikushtetues, antidemokratike, është akt i barabartë me tradhti kombëtare.
Sepse kërkon të vjedhësh lirinë, të vjedhësh votën e shqiptarëve.
O hipokrit, po ti që rrënove arsimin në Shqipëri, ty s’të ndjen se nuk ke ndërgjegje shqiptari. Emigrantët duhet ta dinë se në 8 vite të qeverisjes së tij, cilësia e arsimit në këtë vend, ra më shumë se në çdo vend tjetër të planetit, ra me 68 pikë, sepse këta vjedhin, vjedhin në çdo gjë.
Të dashur miq!
Çdo orë, çdo ditë që kalon e bën urgjente, e bën imperative përballjen me narkoshtetin, betejën për qeverinë teknike.
Është radha jonë, është radha jonë.
Fitore, fitore, fitore!