Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha përjashton nga protesta Bashën: Ka një akuzë të tmerrshme ndaj tij

Berisha përjashton nga protesta Bashën: Ka një akuzë të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ftoi vetëm qytetarët në protestën e nesërme ndaj qeversë.

Ai tha se mund t’i bashkohen revoltës edhe demokratët kundër tij, por jo Lulzim Basha, për të cilin tha se ka një akuzë dhe duhet ta sqarojë atë, duke iu referuar këtu financimit rus te PD.

“Të gjithë mund të vijnë për veç Bashës që duhet të sqarojë akuzën që ka. Të tjerët janë anëtarë të grupit dhe nuk mund të më marrin leje mua që të protestojnë kundër qeverisë.

Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruat që nuk është e vërtetë, por nuk ka dhënë asnjë fakt për ato akuza që ekzistojnë aty. Hetimi këtu nga selia po vazhdon

Kështu që mendoj se është shumë i detyruar të zbardhë dhe të ketë burrëri  të tregojë, edhe nëse i takon të hyjë brenda ose të shpallet i penduar i drejtësisë dhe përfiton lehtësira, të tregojë të vërtetën. Por kjo është kusht për këtë”, tha Berisha.

 

Të fundit