Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha përkujton martirët e Shkodrës: 2 Prilli nisi si revoltë ndaj farsës elektorale, u bënë heronj për lirinë

Berisha përkujton martirët e Shkodrës: 2 Prilli nisi si

Kreu i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 4 martirëve të vrarë në Shkodër më 2 Prill 1991.

Berisha theksoi se protestat e tyre lindën nga zhgënjimi dhe zemërimi ndaj diktaturës komuniste dhe farsës zgjedhore të asaj kohe, duke e bërë sakrificën e tyre një simbol të përjetshëm të votës së lirë dhe lirisë.

Berisha: Sot, në 35-vjetorin e martirizimit me 2 prill të vitit 1991 të katër bijve të shquar, qytetarëve shembullorë të këtij qyteti, ne përulemi me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të pakufishme para veprës së Arben Brocit, themelues i PD dhe anëtar kryesie i kësaj partie, themelues i pluralizmit politik në Shqipëri, student shembullor, trim dhe guximtar.

Përulemi me nderimin më të madh para veprës së pavdekshme të Bujar Bishanakut, Nazmir Kryeziut, Besnik Cekës, qytetarë shembullorë, bij shembullorë të këtij qyteti, trima, guximtarë të cilët sakrifikuan jetën për vlerat më të arrira që ne besojmë.

Të dashur miq, 35 vite më parë, vetëm dy ditë pas përfundimit të farsës elektorale, gjimnazistët e Shkodrës ndërprenë mësimin dhe u ulën mbi çantat e tyre në një formë proteste ndër më të qytetëruara, ndër më paqësoret.

Ata protestuan në dëshpërim të thellë sepse diktatori i fundit komunist në Europë, partia e tij dhe zgjedhjet pluraliste pas pothuajse gjysmë shekulli, i shndërroi në një farsë zgjedhore. Zhgënjimi i tyre ishte i jashtëzakonshëm dhe po kështu zemërimi dhe dëshpërimi. Ranë në këtë shesh për të mbetur përjetë të gjallë në zemrat tona, për t’u nderuar gjithmonë nga ata që nderojnë votën e lirë dhe lirinë.

Të fundit