Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha përshëndet rezolutën e Unionit Ndërkombëtar Demokratik: "Mbështetje e madhe për opozitën shqiptare"

Berisha përshëndet rezolutën e Unionit Ndërkombëtar

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka përshëndetur rezolutën e miratuar nga Unioni Ndërkombëtar Demokratik në Uashington D.C., duke e cilësuar atë si një mbështetje të rëndësishme për Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare.

Në deklaratën e tij, Berisha theksoi se kjo rezolutë ndan një vlerësim të ashpër për situatën politike në Shqipëri, duke e cilësuar vendin si një diktaturë ku pushtetet ndodhen të gjitha në duart e një njeriu. Ai përmendi kërkesat kyçe të rezolutës, përfshirë ndalimin e persekutimit politik të drejtuesve të opozitës dhe krijimin e një qeverie teknike që do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Rezolutat e miratuara së fundmi janë një autopsi e regjimit të Edi Ramës para gjithë botës,” deklaroi Berisha, duke iu referuar kështu akuzave për keqqeverisje dhe kapjen e institucioneve shtetërore nga mazhoranca aktuale.

Në këtë kuadër, Berisha shprehu bindjen se mbështetja ndërkombëtare do të jetë vendimtare në përpjekjet e opozitës për të rivendosur demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri.

Ky reagim vjen pas miratimit të disa rezolutave ndërkombëtare që kritikojnë ashpër qeverisjen e Kryeministrit Rama dhe theksojnë rëndësinë e një tranzicioni demokratik në vend.

Të fundit