Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Personazhet në video janë të identifikuar, eksponentë të thekur të PS

Berisha: Personazhet në video janë të identifikuar,

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar me video një rast të shitblerjes së votës në Babrru më 11 Maj.

Berisha tha se personazhet e përfshirë në video janë të identifikuar dhe janë eksponentë të Partisë Socialiste.

Berisha: Personazhet në video janë të identifikuar plotësisht. Janë eksponentë të thekur të PS. Të bëjmë një marrëveshje: A mund të quhen zgjedhje, zgjedhjet në të cilat shteti, i quajtur shtet, përdor të gjithë financat e tij për të blerë vota? Përdor të gjithë fuqinë ekzekutive, me leje, me licenca, etj, për të blerë vota.

A mund të quhen zgjedhje ato në të cilat shteti licencon mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis nga 200 hektarë që parashikon ligji çdo vit? A mund të quhen zgjedhje?

Se duhet të bëjmë një marrëveshje fjale.  A mund të quhen zgjedhje kur shteti përdor në kundërshtim me ligjin 500 milionë euro prokurime? Kur shteti në kundërshtim me ligjin jep peshqesh 100 euro në kulmin e fushatës. Fal 200 milionë euro. Po marr vetëm këto, për të mos thënë pastaj ndikimin e tmerrshëm të karteleve. Pra, unë po flas çarë është shteti. Narkoshteti është akoma më i zi. Sepse ju e patë, si e ndjeni ju veten si qytetare kur përfaqësoheni nga Sara Mile, e cila del nga anonimati me 20 e ca mijë vota? Mund të përfaqësojë ajo një njeri të ndershëm, pavarësisht nga bindjet politike?

Si e ndjen veten qytetari kur përfaqësohet nga Arkend Balla, i cili nga viti 2021 në vitin 2025 ka dhjetëfishim të votave? Se ishte i lirë në vitin 2021 dhe u kap në vitin 2025.

Pra, nuk është problemi këtu as i imi si politikan, as i juaji si gazetare. Është problemi si qytetarë. Çfarë mund të thotë qytetari për këto? Po kjo është jo vetëm farsë, por një farsë poshtëruese që shqiptarët nuk do e pranojnë.

Të fundit