Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Po fitova zgjedhjet, do bëj primare për kryeministrin e vendit

Berisha: Po fitova zgjedhjet, do bëj primare për kryeministrin e

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se nëse fiton zgjedhjet parlamentare, do të zhvillojë primare edhe për kryeministrin e vendit.

I ftuar në emisionin “Open” , Berisha konfirmoi se pasi të rrëzojë nga pushtetit Edi Ramën, do t’i ofrojë shqiptarëve mundësinë të zgjedhin mes tij dhe një rivali tjetër për kryeministër.

"Pas fitores së zgjedhjeve, do të bëj një primare për kryeministër. Nëse shqiptarët mendojnë që, ky e rrëzoi Ramën, por për kryeministër do preferojnë dikë tjetër, urdhëro të shkojmë në garë. Kjo pas zgjedhjeve, primare për kryeministër. 

 Ju me të drejtë shtroni, se ça do bëjë Sali Berisha për t’ia lënë dikujt partinë. Ju them një gjë se rruga e vetme për një forcë politike që e çon në fitore është dorëheqja e atij që humbet. Është praktikë konstante e të gjitha forcave demokratike të Europës”, tha Berisha.

Të fundit