Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Po lexojmë elektoratin e Ramës me një teknologji, 80% e grave kishin neveri

Berisha: Po lexojmë elektoratin e Ramës me një teknologji, 80% e

Kreu i PD, Sali Berisha thotë se ekziston një metodë se si mund të lexohet elektorati i kryeministrit Rama.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin Berisha thotë se ka negativitet të tmerrshëm.

Sipas tij, ka një metodë që zbulon se personat që marrin pjesë në takimet elektorale të Ramës janë të neveritur nga fjalët e tij.

Nëse e vë re ka një neveri popullore masive. Merr ti botën digjitale, Erion Veliaj dhe Edi Rama prodhojnë një negativitet të paimagjinueshëm tek njerëzit.

Ne kemi bërë dy herë face reding, leximin e fytyrave në takimet e tij me gratë. 80% e grave në takimin e Elbasanit, i kam këtu rezultatet, kishin sentimente jashtëzakonisht negative ndaj fjalës së tij, po kaq në Shkodër,” – u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri garantoi se kjo metodë është shumë funksionale, sidomos te gratë sepse ato kanë ekspresivitet më të madh.

 

Të fundit