Flash News

Ditari i Opozitës

Propozimi i ri i Berishës: Po përgatisim një ligj që detyron partitë që të votojnë brenda vetes për drejtuesit

Propozimi i ri i Berishës: Po përgatisim një ligj që detyron

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur idenë e një ligji të ri që detyron partitë që të votojnë brenda vetes për drejtuesit.

Ky propozim u bë i ditur nga Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD dhe kërkoi që ligji të përgatitet sa më shpejt.

Berisha: Një ligj do të përgatitet sa më shpejt, i cili do të detyrojë çdo parti politike, të respektojë normat bazë të demokracisë në jetën e saj. Ky ligj u miratua nga Bundestagu gjerman, pas daljes nga diktatura naziste dhe ky ligj ka detyruar forcat politike të harkut kushtetues të Gjermanisë, në jetën e tyre të brendshme të zbatojnë standardet demokratike.

Uroj që anëtarët dhe simpatizantët e PS-së të detyrojnë deputetë e tyre të votojnë këtë ligj, përndryshe i garantoj se ligji i parë që do të votohet pas fitores së PD-së, do të jetë ky ligj dhe se çdo forcë politike që nuk e zbaton atë do të dalë jashtë ligjit, cilado qoftë ajo.

Të fundit