Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard, Europa dhe bota po pret protestën tonë

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard, Europa dhe bota po

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se qytetarët nuk do të largohen nga bulevardi pa larguar Edi Ramën.

Berisha e cilësoi këtë fazë si të pashmangshme dhe theksoi se vendimi për ngujim duhet të diskutohet gjerësisht me qytetarët, mbështetësit dhe strukturat e opozitës.

Ai lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë, duke e përshkruar atë si një “organizatë kriminale”, ndërsa përmendi emra konkretë që, sipas tij, janë simbol i degradimit të shtetit.

Berisha: Janë me qindra qytetarë që më shkruajnë dhe më thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën. Ne drejt asaj do të shkojmë. Ne drejt asaj do të shkojmë në mënyrë të pashmangshme, në mënyrë të sigurt.

Galeria e Ergys Agasit, është galeria më e shëmtuar e shtetit. Ajo do të hyjë në histori si dëshmia më e tmerrshme e degradimit, degjenerimit total të organizatës kriminale që quhet rilindje. Kjo vetëm e vetën se Agasi ishte Rama, jo për arsye tjetër. Se çfarë ishte Agasi? Ishte Rama që vriste pam-pam-pam.

Ishte Rama që përdoret oficerët e policisë për të ekzekutuar në mes të sheshit, të aeroportit të Tiranës. Ishte Rama që urdhëronte të dërgoheshin tek Suel Çela pengjet e marra për t’ua thyer kockat atje, që të hiqnin dorë nga tenderat. Ishte Rama që bën që të jetë i lirë sot. Ergys Agasi jep urdhra njëlloj si më parë. Njëlloj. Po, absolutisht.

Gjithçka është në duart e të rinjve shqiptarë, e studentëve, e të rinjve punëtorë, e gjimnazistëve.

Dhe unë kam shumë besim. E gjithë Europa pret protestën tonë. E gjithë bota pret protestën tonë. I kanë përcjellë protestat me simpatinë më të madhe, me vlerësimin maksimal. Ndaj dhe ne do të vazhdojmë misionin, misionin e përmbysjes së kësaj narkodiktaturë dhe rikthimin e votës së lirë për shqiptarët.

Të fundit