Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Po të hyj me ushtarë, e nxjerr Bashën me këpucë të kuqe

Berisha: Po të hyj me ushtarë, e nxjerr Bashën me

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sërish kreut të opozitës Lulzim Basha, për deklarata që ai ka hedhur kundrejt tij.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se aktualisht është përqendruar në luftën kundër krimit, duke cituar këtu qeverinë Rama. Sa i përket Bashës, ish-kryeministri ka theksuar se nëse do të hyjë në parti, Basha mund të dalë jashtë ‘me këpucë të kuqe’.

Ndërkohë, Beriha shton se gjithë ata qëpatën një qëndrin pro Basha, nuk ndalohet të shkojnë në Kuvendin  e 11 dhjetorit.

Postimi i plotë:

Duke ndjekur Opinion!

Miq, lidhur me akuzat e Kreut te Meduzes dhe peng Bashes per heshtjen time ndaj krimit madje lidhje te preteduara prej tyre, shtoj sa vijon:

Une tani po merrem me fuqishëm se kurrë ne jeten time politike me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Por tani përqendrimi im është total në organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë që ka goditur pluralizmin politik dhe ky klan është klani Rama dhe “peng-Basha. Ky i fundit gabon, se po të hyj pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe.

Tani po merrem me balozet e krimit monstruoz politik. A ka krim më të shëmtuar sesa te zevendesosh pluralizmin politik me pseudo pluralizmin apo fasad pluralizmin. Uragani foltore shkaterroi projektin e tyre te shemtuar. Shfrytëzoj rastin të përshëndes kryetarët e degëve, 20 prej të cilëve bojkotuan mbledhjen e “peng-kryetarit” 30 prej tyre hodhën poshtë me heshtje kërkesat e pengkryetarit per antimitingun e dates 18 dhjetor ngjarja me e turpshme ne 30 vite pluralizem. Unë i përgëzoj ata. Janë dhe do jenë të respektuar.

Natyrisht pati një grup të vogël i cili mbajti qëndrim pro Bashës, por kjo nuk i pengon ata të jenë të pranishëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Nuk besoj t’i lejojnë vetes turpin historik, të bashkohen me antimitingun e shoqatës Basha-Bardhi te ideuar nga Kreu i Meduzes Me datë 11 Dhjetor PD ngrihet më e fuqishme se kurrë. Nuk janë të përjashtuar as Basha dhe as Bardhi.

Ata do të krijojnë Shoqaten Basha - Bardhi për t’i bërë fresk kreut të Meduzës! sb

 

Të fundit