Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Po të publikohen videot dhe fotot e Gysit, Edi Rama nuk del nga shtëpia

 Berisha: Po të publikohen videot dhe fotot e Gysit, Edi Rama nuk del nga

Kryedemokrati Sali Berisha shprehet i bindur se në zyrën e biznesmenti Ergys Agasi ekzistojnë materiale filmike dhe foto, ku i implikuar është edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, po të publikohen videot dhe fotot e tij, Edi Rama nuk del nga shtëpia. 

Kujtojmë se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e ka pershkruar Ergys Agasin si një figurë kyçe që lidh politikën me krimin e organizuar dhe biznesin, duke e cilësuar atë si “koordinatorin” e Ramës me grupet kriminale.

Sali Berisha: Po, e vërtetë, degradimi ishte në shkallë ekstreme që ta dinë shqiptarët dhe aty janë një kamion me video dhe fotografi nga më të turpshmet në të cilat janë të implikuar nga Edi Rama gjer në një nivel tjetër.

Ajo zyrë është frekuentuar rregullisht nga gjykatës, nga prokurorë, nga kryepolicë, nga ministra, mbiministra, e me radhë.
Ajo zyrë me arkivin e saj do mbetet në historinë e këtij vendi turpi më i madh.
Ndaj, unë kam kërkuar dhe kërkoj që ato dokumente të publikohen.
Por po të publikohen ato, Edi Rama nuk del nga shtëpia se çfarë ka direkt për të.
Ndaj të dalë, t’i publikojë.
Ato do publikohen se ato janë, ekzistojnë. Por fatkeqësia është se parlamenti dhe Edi Rama nuk pranon.

Të fundit