Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Po tentojnë të fshehin gjurmët e krimit të 14 majit

Berisha: Po tentojnë të fshehin gjurmët e krimit të 14 majit

Kreu i PD, Sali Berisha u është rikthyer zgjedhjeve të 14 majit.

I ftuar në A2 CNN, sipas Berishës, po tentohet të fshihen gjurmët e krimit të këtyre zgjedhjeve që sapo kemi lënë pas, ndërsa nuk nguroi të sulmojë edhe administratën publike, që sipas tij, është shndërruar e tëra në atë që ai e quajti “polici politike elektorale”.

Një makineri gjigante frike është instaluar pasi administrata është shndërruar e tëra në një polici politike elektorale.

Kjo administratë u shndërrua në komisionere, në numëruese, rrethoi qendrat e votimit me tre rrethime duke kontaktuar çdo zgjedhës para se të futej dhe kur dilte.

Ne po bëjmë atë që nuk është bërë deri më sot. Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet e 2021-t, gabon çdo nejri që e mendon këtë gjë, unë mund t’ia faktoj gjithsecilit këtë.

Cili është fakti që kam unë? Janë faturat e thesarit të shtetit, Edi Rama disbursoi nga thesari vetëm në muajin prill në kontot bankare të qytetarëve 93 milionë euro për 4800 familje, në rrethin e Durrësit, Kurbinit, Krujës dhe Lezhës.

Pra, me 90 milion euro të garanton që minimumi 6-7 deputetë bleu”, tha Berisha.

Të fundit