Flash News
Zbardhet letra që Biden i la Trump në zyrën ovale: Amerikanët kërkojnë qëndrueshmëri
Aksion në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Në kërkim për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
Vrasja e Kristjan Markut, dyshime se autorët janë larguar drejt Kosovës
I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës Edison Oruqi
Berisha: Politika është luftë, por unë kam zgjedhur paqen
Kryetari i i Patisë Demorkatike, Sali Berisha, i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, u shpreh se po të kthehemi pas në vitet 97’ ndryshimi me popullin sot, qëndron në faktin se atëherë ishin njerëz totalisht të mashtruar dhe që besonin kultin, pra ata besonin për mirë Kultin e Enver Hoxhës, ndërsa sot janë mafia.
'Në politikë unë kam hyrë me shenjën e paqes.
Unë po të kthehem në vitet 90’ e kam thënë dhe atherë, një nga dy arsyet që unë vendosa të merem me politikë ishte, domethënë nuk doja në asnjë mënyrë që të degradonte me dhunë politika se në atë kohë ishe shumë e mundshme.
E para ishte pushteti e dyta ishte indokrinimi.
Sot është ndryshe, sot janë mafia ndërsa atherë ishin njerëz totalisht të mashtruar dhe që besonin kultin, pra ata besonin për mirë Kultin e Enver Hoxhës.
Dhe kjo gjë i bënte ata fanatikë, pra ata ishin viktima të një sistemi, ndëra sot këta gjërat që bëjnë i bëjnë me ndërgjegje.
Ai atëher ulej në drekë, shtronte drekën bukë e shërben dhe izolimi i thellë dhe propaganda glorifikuese e së keqes mundësoj mashtrimin masiv të njërëzve.
Sot nuk ka më censurë, ndërsa atherë ishte pothuajse për shumicën e popullatës dhe ajo ndikonte shumë, si një eksperiment mbi njerëzit.
Unë e kam faktuar edhe në 97, rebelimin komunist ata morën armë, kurse unë zgjodha zgjedhjet. Armë kisha dhe unë se në pushtet isha, por zgjodha zgjedhjet'.