Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha porosi deputetëve: Përparësi absolute ka organizimi i protestës së 10 shkurtit

Berisha porosi deputetëve: Përparësi absolute ka organizimi i

Është mbledhur sot grupi parlamentar i Partisë Demokratike në selinë blu.

Kreu i demokratëve, Sali Berisha porositë deputetët t’i kushtojnë vëmendje absolute organizimit të protestës që do të mbahet më 10 shkurt.

Berisha tha se protesta është e vetmja rrugë përballë regjimit të Edi Ramës, teksa vuri në dukje kapjen e qeverisë nga pushteti.

“Mirlinda e AKSHI-t është presanome e Lindës së Surrelit, sepse i gjithë krimi i kësaj agjencie shtetërore, ka si strumbullar baxhanakun e Edi Ramës, kunatin e Lindës. E regjistruar me dokumente, e angazhuar në tenderat e AKSHI-t për kunatin.

Tani ky përpiqet, dhe ajo ushtarja e Agasit që thotë se nuk kam folur me Agasin për tendera, që i merrte peng biznesmenët, punon ditë e natë për të fshehur, për të shkatërruar dokumente.

Qytetarët e kanë kuptuar se vetëm fjala e tyre, vetëm guximi i tyre mund t’u japë përgjigje. Nuk i zgjidh drejtësia këto sepse nuk pyesin më për drejtësi. E kyçi ky drejtësinë. Faktikisht e asgjësoi.

U ndala në këtë problem për të theksuar edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka protesta, që kanë qytetarët. Koha është e qytetarëve. Ndaj përparësi absolute për çdo orë të ditës tuaj ka takimi me qytetarët dhe organizimi sa më i fuqishëm i protestës së datës 10. Llojshmëria e saj”, deklaroi Berisha.

Të fundit