Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha porosi në Këshillin Kombëtar: Kësaj diktature ti kundërvihemi me takimin me qytetarin

Berisha porosi në Këshillin Kombëtar: Kësaj diktature  ti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ka bërë një rezyme të situatës politike se ku ndodhet Shqipëria dhe çfarë detyrash i kanë dalë para opozitës që në zgjedhjet e 11 majit 2025 të dalë fituese.

Berisha la porosi që të gjithë anëtarët, drejtuesit e seksioneve, degëve, të gjithë personat politikë të Partisë Demokratike të dalin në terren çdo ditë dhe të takojnë njerëzit, të ulen me ta, tu shpjegojnë programin e PD-së, të ju shpjegojnë se, lekët për të rritur pagat dhe pensionet, për të vendosur minimumin jetik, janë në buxhetin e shtetit.

Berisha: Por të gjitha këto janë një detyrim madhor për ne. Të mobilizojmë, të motivojmë, çdo anëtare dhe anëtarë të PD, të bashkojmë çdo anëtare dhe anëtar të PD, mbështetës të saj, në betejën e fitores.
Fitorja të cilën e presin njëlloj si ajrin, zogjtë, qytetarët shqiptarë, kalon para së gjithash në bashkimin e shqiptarëëve. Në krijimin e një fronti të gjerë sa më të gjerë, jo vetëm të demokrateve e demokratëve, por të mbarë qytetarëve shqiptarë, të gjithë atyre që duan të ndahen nga kjo diktaturë.
Kjo është një diktaturë më e keqe se e para, por kjo mbështetësi i ka shumë më të paktë. E para kishte mbështetës se kishte indoktrinim shumë të gjerë. Dhe ata të indoktrinuar nuk ishte se kishin privilegje. Jo. Ata vuanin, kishin fatkeqësi se e kishin deleguar ndërgjegjen tek partia dhe diktatori dhe besonin se ashtu është e drejta dhe e vërteta.
Sot mbështetësit e saj janë vetëm kriminelët dhe përfituesit nga krimi.
Të paktë, shumë të paktë janë të tjerët.
Por kjo diktaturë operon me frikën. Por këtë nuk duhet ta harroni ju, kjo diktaturë operon me terrorizimin e njerëzve. Kjo diktaturë operon me shtetin elektoral. Bandat e shtetit elektoral.
Ndaj dhe ne kësaj diktature duhet ti përgjigjemi me frontin më të gjerë që mund të krijojmë dhe që duhet të krijojmë.
Kësaj diktature që disponon fonde të pafundme, disponon media të pafundme, ne duhet ti kundërvihemi me takimin me qytetarin.
Presidenti i SHBA që u zgjodh është miliardjer. Por ai kishte 90% të mediave kundër, haptas. Dhe ku e bazoi. Në këtë fushatë nuk kishte as Facebook, veç Twitterin që e bleu Elon Musk. As Facebook, as Instagram ishin vendosur në censura.
Por një gjë nuk mund të censuronin. Takimin me njerëzit dhe absolutisht fitoi nga takimi me njerëzit. Kishte makineri gjigande të polleve kundra.
Imagjinoni 1 miliardë e 600 milionë dollarë për të manipuluar mendjet e njerëzve me polle. Për tu thënë se kaq latinë votojnë këtë, kaq votojnë këtë.
Me një fjalë, një makineri e madhe mashtrimi.
Por çdo gjë u bë pluhur nga akti më njerëzor; takimi me qytetarin. Biseda me qytetarin, shpërndarja e materialeve.
Gjithnjë fushata amerikanë ështe leksioni më i madhe elektoral në 4 vite, gjithnjë. Por kjo fushatë është një nga leksionet më të mëdha, sepse në këtë fushatë si kurrë në fushatë tjetër, edhe mediat, edhe pollet, edhe Hollivudi, edhe Tejlor Suift, kundër tij.
Ky me qytetarin, këta me qytetarët. Dhe fituan. Fituan jashtë çdo parashikimi. Fituan jashtë çdo parashikimi sepse arritën të paraqesin programin e tyre dhe të paraqesin Amerikën reale, jo Amerikën e Hollivudit apo Tejlor Suift, por Amerikën e qytetarit.

Të fundit