Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha poston foton nga rivendosja e marrëdhënieve më SHBA: Rama e Soros po falsifikojnë historinë

Berisha poston foton nga rivendosja e marrëdhënieve më SHBA: Rama

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar një tjetër foto që dëshmon historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në 31 vitet e fundit.

Sipas Berishës, për shkak të falsifikimit të historisë se marrëdhënieve mes dy vendeve nga neobllokmenët dhe mafies së George Sorosit, ka vendosur të flasë dhe të paraqesë çdo ditë në foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100 vjetorin e tyre.

“Historia e vërtet e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit në foto dhe video.

Miq, për shkak të fallsifikimit banal si në kohërat e vjetra të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane të neobllokmenëve dhe mafies së George Sorosit, vendosa te flas dhe të paraqes për ju çdo ditë në foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100 vjetorin e tyre.

Me 15 Mars 1991, Foto në Departamentin e Shtetit, me Gramoz Pashkon dhe bashkatdhetaret tanë At Artur Liolin, Elez Biberaj, Sergio Bytyçi, ditën e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA”, shkruan Berisha.

  


 

Të fundit