Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Berisha: Pranimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, rëndësi e madhe strategjike
Kryetari i PD Sali Berisha ka reaguar me një postim në Facebook, për ftesën që Jens Stoltenberg ika bërë zyrtarisht Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.
Berisha shkruan se anëtarësimi i dy vendeve ka një rëndësi të madhe strategjike, sidomos për gadishullin skandinav duke e bërë atë më të sigurt.
Postimi i Berishës:
Historike! Suedia dhe Finlanda pranohen antare te Natos!
Të dashur miq, sot liderët e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut mblidhen në një Samit vërtetë historik për këtë Aleancë.
Në këtë Samit, pas heqjes së vetos nga ana e Turqisë, Suedia dhe Finlanda pranohen anëtare me të drejta të plota të Aleancës. Anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO ka rëndësi të madhe strategjike.
Ai e bën gadishullin skandinav dhe vetë Aleancën më të sigurtë se kurrë nga rreziku rus dhe çdo rrezik tjeter. Duke i uruar suksese Samitit dhe këtyre dy vendeve si dhe Aleancës për këtë vendim historik, le të urojmë gjithashtu të dashur miq që NATO, Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake e lirisë të të gjitha kohërave, nën udhëheqjen e SHBA-ve të shndërrohet në Aleancë globale të vendeve të lira për mbrojtjen e paqes, lirisë, demokracisë në botë.