Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha premton: Çmimet e energjisë do jenë 7 lekë për 300 kilovatët e parë

Berisha premton: Çmimet e energjisë do jenë 7 lekë

Kryedemokrati Sali Berisha premtoi uljen e çmimit të energjisë elektrike 7 lekë për ata konsumatorë që shpenzojnë deri në 300 kilovat për orë.

Berisha tha se për ata konsumatorë që jetojnë në luks, çmimi do të jetë 100 lekë për kilovat. Ndërsa biznesi, tha Berisha, do të zbresë në 60 lekë kilovati.

Sipas kryedemokratit, Shqipëria do të qëndrojë me çmimet më të ulëta në Evropë për energjinë.

“Ndërmarrja publike është e detyruar ta ulë çmimin e energjisë në proporcion me pakësimin e humbjeve. Është e detyruar se energjia është çmim i rregulluar, nuk është çmim i lirë. Investove, ule humbjet, këto do pasqyrohen në çmim, do ulësh çmimin dhe do e shesësh më lirë.

Këtu janë investuar miliarda, kështu që këta pretendojnë se humbjet janë reduktuar në mënyrë të ndjeshme dhe e uli për një vit. Se kjo është një ulje njëvjeçare.

Ulje tipike elektorale. Një ulje absolutisht antiligjore, në shkelje të çdo kodi, në përpjekje për të grabitur vota. Por, siç kisha paralajmëruar në mënyrë të përsëritur, PD ka planin e saj për çmimin e energjisë.

Ky projekt konsiston së pari, çmimin fillimisht 7 lekë për kilovat/orë për 300 kilovat/orët e para. Çmimi i dytë 100 lekë për 400 kilovat/orët e tjera.

Mbi to do ketë një shkrim të tretë për konsumatorët familjarë. Për ata që jetojnë në lukse, i kanë të florinjta edhe tualetet, ata do njohin një çmim të tretë të paktën 1 mijë lekë kilovati.

Në këtë mënyrë, biznesi do zbresë aty ku ka qenë, 60 lekë kilovati.

Shqipëria do qëndrojë me çmimet më të ulëta në Europë për energjinë dhe jo duke marrë ndikimin që pati gazi rus. Ne nuk kemi të bëjmë me gazin fare. Asnjë kilovat/orë nuk prodhohet nga gazi”, deklaroi Berisha.

Të fundit