Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha premton: Minimumi jetik do shoqërohet me një rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve

Berisha premton: Minimumi jetik do shoqërohet me një rritje të

Kreu i PD Sali Berisha ka premtuar vendosjen e minimumit jetik në Shqipëri të shoqëruar me një rritje të ndjeshme të pagave dhe pensioneve, duke e cilësuar këtë si një masë të domosdoshme për përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve.

Berisha u shpreh se burimet financiare për realizimin e këtij objektivi, sipas tij, ekzistojnë, por janë keqmenaxhuar ose abuzuar në vite.

Ai akuzoi qeverinë se nuk i kushton vëmendje pensionistëve dhe shtresave në nevojë, duke thënë se ato përdoren vetëm për qëllime politike.

Berisha: Por minimumi jetik do të shoqërohet me një rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve. Kur mendon se janë shpenzuar apo shpenzohen në vit miliarda, miliarda euro për ‘investime’, në fakt që të gjitha, shumica dërrmuese e tyre vidhen, vetëkuptohet që burimet për vendosjen e minimumit jetik, dyfishimin në vazhdim dhe më shumë të rrogave dhe pensioneve. Janë absolutisht reale.

Ndaj dhe e kemi thirrur këtë tryezë për të biseduar për këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme si pjesë e programit tonë. Për Edi Ramën, nuk ekzistojnë pensionistët në Shqipëri. I ka vetëm si qytetarë për t’i mashtruar.

Nuk ekzistojnë ata që numërojnë kafshatën.

Kështu që në këtë kuadër, minimumi jetik i jep një përgjigje gjithashtu përjashtimit real të shqiptarëve nga shoqëria. Ne qëndrojmë të vendosur për të përmbysur këtë shpërndarje të ardhurash.

Të fundit