Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pret demokristianët e Kosovës dhe Shqipërisë, zbardhet takimi

Berisha pret demokristianët e Kosovës dhe Shqipërisë,

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të demokristianëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai ka nënvizuar se PSHDK ka qënë një forcë e cila i ka shërbyer interesit kombëtar dhe ka qenë një aleate e vyer e Partisë Demokratike.

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës përfaqësohej nga kryetari Zef Morina, si dhe nga Anton Shala e Ardian Nikollbibaj.

Ndërkohë Partia Demokristiane e Shqipërisë, aleatja e Partisë Demokratike përfaqësohej nga Nard Ndoka, Vladimir Prenga dhe Franz Gjeluci.

Berisha bën me dije se në takim kanë folur për rrezikun që kanoset nga Serbia për destabilitet.

“Në këtë takim biseduam gjerësisht mbi rrezikun që politikat nacionaliste të Aleksandër Vuçiçit përfaqësojnë për stabilitetin e Kosovës por dhe të rajonit në tërësi. Në këtë drejtim, avokatia që Edi Rama i bën mos-zbatimit të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë nga ana e Beogradit, elozhet ndaj ish-Jugosllavisë, apo lobimet e tij ndërkombëtare per padronin e tij Vuçiç shihen si një shërbim që dëshmon kapjen e tij dhe që nuk i përkon kurrsesi interesave të kombit shqiptar”, tha Berisha.

Ky i fundit thekson se PD mbështet planin franko-gjerman si një projekt real për normalizimin marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, çka duhet të përmbyllet me një njohje reciproke mes dy shteteve.

Të fundit