Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pret koordinatoren e CDU dhe ekspertin gjerman: Po i ofrojnë PD-së ngritjen e kapaciteteve të saj

Berisha pret koordinatoren e CDU dhe ekspertin gjerman: Po i ofrojnë

Kryedemokrati Sali Berisha ka pritur sot në seli Rene Falkner, ekspert gjerman i komunikimit politik si dhe Klaudja Zerva, koordinatore pranë Fondacionit të CDU-së gjermane Konrad Adenauer – KAS.

Në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Falkner ka ardhur në Tiranë në kuadër të mbështetjes që KAS po i ofron Partisë Demokratike në ngritjen e kapaciteteve të saj. Si një ekspert i rrjeteve sociale dhe inteligjencës artificiale, shton Berisha  Falkner zhvilloi një ndërhyrje dy ditore mbi strategjitë dhe praktikat më të mira europiane dhe gjermane në zhvillimin e fushatave zgjedhore

"Kënaqësi të prisja në takim Z. Rene Falkner, ekspert gjerman i komunikimit politik si dhe Zj. Klaudja Zerva, koordinatore pranë Fondacionit të CDU-së gjermane Konrad Adenauer – KAS..
Z. Falkner ka ardhur në Tiranë në kuadër të mbështetjes që KAS po i ofron Partisë Demokratike në ngritjen e kapaciteteve të saj. Si një ekspert i rrjeteve sociale dhe inteligjencës artificiale, Z. Falkner zhvilloi një ndërhyrje dy ditore mbi strategjitë dhe praktikat më të mira europiane dhe gjermane në zhvillimin e fushatave zgjedhore
U shpreha falënderimin më të thellë në emër të Partisë Demokratike ndihmës që KAS dhe CDU po ofrojnë në konsultimin e programit qeverisës së PD-së si dhe promovimin e praktikave më të mira europiane.
Rastësi fatkeqe dhe provë e klimës autoritare që përjeton Shqipëria sot, vizita e Z.Falkner korrespondon me vendimin e paprecedentë të Edi Ramës në mbylljen e TikTok-ut. Një vendim i ndërmarrë mbi një bazë tërësisht të rremë dhe që pasqyron mentalitetin taleban të Ramës kundra fjalës së lirë të shqiptarëve.
Partia Demokratike angazhohet që pas 11 majit dhe ardhjes së saj në pushtet, do të rikthejë TikTok-un në Shqipëri duke mbrojtur shenjtërinë e lirisë së fjalës, si në mediat tradicionale dhe në veçanti në rrjetet sociale alternative", shkruan Berisha. 

Të fundit