Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pret në seli deputeten e Forza Italia: I kutjova se narko-regjimi i Edi Ramës është një sfidë madhore për të dy vendet

Berisha pret në seli deputeten e Forza Italia: I kutjova se narko-regjimi i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti në një takim në selinë blu deputeten e Forza Italia-s, Rosaria Tassinari, e shoqëruar nga Bardhok Doda, Koordinator i përbashkët mes Forza Italia dhe PD-së në Itali.

Berisha shkruan në rrjtete sociale se e falenderoi Tassinarin për mbështetjen që Forza Italia ka ofruar ndaj PD-së, veçanërisht gjatë viteve të fundit, dhe e informoi për situatën e vështirë që Shqipëria po kalon për shkak të ‘regjimit të Edi Ramës’.  

Postimi i kreut demokrat, Sali Berisha:


Kënaqësi të prisja në takim Deputeten e Forza Italia, Rosaria Tassinari, shoqëruar nga Bardhok Doda, Koordinator i përbashkët mes Forza Italia dhe Partisë Demokratike në Itali.

Bashkëpunimi mes dy forcave tona politike përbën një traditë të konsoliduar tanimë dhe është me mirënjohje që e falenderova Znj. Tassinari për mbështetjen që Forza Italia i ka ofruar PD-së, sidomos gjatë viteve të fundit.  

Përballë sfidave të narko-shtetit të parë në Europë, i cili përdor politikisht sistemin gjyqësor për të goditur opozitën e vendit dhe liderat e saj, PD ka bërë gjithçka për t’i mbetur besnike vlerave themeluese dhe karakterit të saj ???????? europian.

I rikujtova deputetes Tassinari se kjo situatë shpaloset në kufijtë e të pabesueshmes, dhe rastet e shumta të përfaqësuesëve socialistë të lidhur me krimin e organizuar në Itali   dëshmojnë se narko-regjimi i Edi Ramës është një sfidë madhore për të dy vendet.

 Niveli i paprekshmërisë së pushtetarëve, krahasuar me dhunën e shtypjes së opozitës, gjen shëmbullin më të jashtëzakonshëm tek burgosja dhe dënimi politik i deputetit Salianji, dhe mbrojtja që Rama i bëri vëllait trafikant të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.  

E falenderova deputeten për tre rezolutat e IDU, CDI dhe Partive Popullore Evropiane   ku bën pjesë dhe Forza Italia, pasi ato janë çertifikimi i këtij regjimi narko-diktatorial në nivel ndërkombëtar. Një regjim që është mbështetur nga ndërhyrjet unike të Fondacionit Soros, i cili ka patur në Shqipëri aksesin dhe influencën më të gjërë krahasuar me çdo vend tjetër.  

Për sa më lart, ndamë pikëpamjen se ndryshimi i orientimit politik në Shtetet e Bashkuara është një moment historik   për t’i ofruar arenës ndërkombëtare një qasje krejt të re. Në këtë kontekst, garantimi i një paqeje efektive dhe afat-gjatë në Europë, përfshi në konfliktin në Ukrainë, duhet të shihet si një prioritet absolut.

Partia Demokratike e Shqipërisë zotohet në respektimin e këtyre angazhimeve duke e kthyer Shqipërinë e madhërishme në një realitet të prekshem për çdo bashkëkombas.

Rikthimi i dinjitetit të ushtrisë dhe policisë përballë narko-pushtetarëve, garantimi i barazisë përballë ligjit  , dhe mbrojtja e vlerave dhe buxhetit të familjes shqiptare, PD do të bëjë gjithçka që Shqipëria t’i kthehet shqiptarëve më e begatë, më e fortë dhe më pasur se kurrë.

Të fundit