Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha takim me drejtuesin e Fondacionit Konrad Adenauer: PD do mbetet forca politike më pro-perëndimore në promovimin integrimit

Berisha takim me drejtuesin e Fondacionit Konrad Adenauer: PD do mbetet forca

Kreu i PD, Sali Berisha priti sot në selinë e Partisë Demokratike Drejtuesin e Fondacionit Konrad Adenauer, fondacioni zyrtar i Partisë Demokristiane Gjermane CDU, në presence të Akil Kraja dhe të Deputetit të PD, Tomorr Alizoti.

Në rrjetet sociale, Berisha shkruan se i shprehu Kunze mirënjohjen për ndihmesën dhe për kontributin që KAS dhe CDU Gjermane kanë ofruar ndër vite në forcimin e bashkëpunimit mes dy forcave politike dhe dy vëndeve  në drejtim të promovimit të vlerave demokratike, integrimit Europian dhe standarteve të llogaridhënies politike.

"Takim me Z. Thomas Kunze, Drejtues i zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer pranë Partisë Demokristiane Gjermane.
Kënaqësi të prisja në një takim në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Drejtuesin e Fondacionit Konrad Adenauer, fondacioni zyrtar i Partisë Demokristiane Gjermane CDU, në presence të Z. Akil Kraja dhe të Deputetit të PD, Z.Tomorr Alizoti.
Në emër të Partisë Demokratike, i shpreha Z.Kunze mirënjohjen për ndihmesën e madhe, për kontributin shumë të vyer që KAS dhe CDU Gjermane kanë ofruar ndër vite në forcimin e bashkëpunimit mes dy forcave politike dhe dy vëndeve tona, në drejtim të promovimit të vlerave demokratike, integrimit Europian dhe standarteve të llogaridhënies politike.
PD do të mbetet forca politike më pro-perëndimore dhe më aktive në promovimin e përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë, duke nxitur bashkëpunime intensive me parti simotra me fokus përafrimin e programit qeverisës me strategjitë zhvillimore europiane, edukimin politik të brezit të ri, zbatimin e teknologjive dhe praktikave innovative elektorale, luftën kundër korrupsionit dhe të transparencës qeverisëse etj.
Zgjedhjet e 11 majit e gjejnë PD më të hapur, më të bashkuar dhe më të fortë së kurrë!", shkruan Berisha.

Të fundit