Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pret në selinë blu deputetët konservatorë britanikë: Do angazhohen për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit

Berisha pret në selinë blu deputetët konservatorë

Kryedemokrati Sali Berisha, priti dje në selinë e PD, deputetët konservatorë britanikë z. Andrew Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), z. Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), znj. Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe z. Pierre Plumeajau, këshilltar.

Berisha pret në selinë blu deputetët konservatorë

Temat e bisedës u përqendruan te vështirësitë e mëdha të krijuara nga keqqeverisja e Ramës dhe ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend, dhe domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe që do çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve.

Berisha pret në selinë blu deputetët konservatorë

Programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme do të jetë transformues për Shqipërinë, theksoi kryetari i PD.

Berisha mirëpriti dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD-në në zgjedhjet e 11 Majit për luftën kundër narkoshtetit dhe rënien e tij.

Berisha pret në selinë blu deputetët konservatorë

Ai theksoi se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri.

Berisha pret në selinë blu deputetët konservatorë

Të fundit