Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pret në zyrë ambasadorin hungarez: E sigurova se PD merr pjesë në zgjedhjet e 14 majit

Berisha pret në zyrë ambasadorin hungarez: E sigurova se PD merr

Kreu i PD, Sali Berisha ka pritur sot në zyrën e tij në selinë blu ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, Lorant Balla.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se me ambasadorin ka diskutuar gjerësisht mbi aktualitetin e zhvillimeve politike në vend.

Ai shkruan se e ka informuar diplomatin se mbi farsën e procesit gjyqësor me të cilin Edi Rama kërkon t’u imponojë qytetarëve se nga kush duhet të përfaqësohen si opozitë dhe se PD do të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit.  

Postimi i Berishës:

Takim me Ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, Zotin Lorant Balla.

Sot pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim pranë selisë së Partisë Demokratike, Ambasadorin e Hungarisë, Sh.T.Z. Lorant Balla.

Me Ambasadorin diskutuam gjerësisht mbi aktualitetin e zhvillimeve politike në vend.

Në veçanti, e informova Ambasadorin mbi farsën e procesit gjyqësor të pashembullt në historinë e Shqipërisë, me të cilin Edi Rama kërkon t’u imponojë qytetarëve në mënyrën më antidemokratike se nga kush duhet të përfaqësohen si opozitë. Një proces ky unik në histori gjithashtu për shkak të presionit të papranueshëm të ushtruar mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri nga kanale ekstra-politike dhe diplomatike, tërësisht në shkelje të parimeve më themelore të shtetit të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Pavarësisht këtij konteksti i cili është në vijim të një serie aksionesh që kanë si qëllim asgjësimin e pluralizmit politik në vend, ashtu siç u dëshmua nga skandali McGonigal, e sigurova Ambasadorin mbi pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në procesin zgjedhor të 14 majit, duke i garantuar se PD mbetet e angazhuar ndaj parimeve më të mira të garave elektorale, në respekt të votës së lirë dhe demokracisë qytetare.

Gjeta rastin ta falënderoj gjithashtu në emër të Partisë Demokratike, për të gjithë miqësinë e vyer historike që karakterizon marrëdhënien shqiptaro-hungareze, por dhe për rolin e veçantë të mikut dhe Kryeministrit Orban, në intensifikimin dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Ai ka qenë dhe mbetet një mbështetës i pakursyer i Partisë Demokratike dhe kauzave tona konservatore, në promovimin e vlerave më të drejta kombëtare dhe të familjes. Takimi ishte i hapur. sb

Të fundit