Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pret në zyrë ish-kryetarin e Grupit Konservator të Britanisë në PE, zbardh diskutimin

Berisha pret në zyrë ish-kryetarin e Grupit Konservator të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur sot në një takim në selinë e PD me Geoffrey Van Orden, ish Kryetar i Grupit Konservator të Britanisë së Madhe në Parlamentin Evropian dhe Themeluesin e Fondacionit të Konservatorëve Europian Neë Directions, Kryetare Nderi e së cilës ka qenë Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Lady Thatcher.

Në një postim në profilin e tij në facebook, Berisha shkruan se në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin ndërmjet Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Fondacionit të Konservatorëve Europian në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në përgatitjen e progamit tonë elektoral.

"Sot pata nderin të pres në zyrën time në selinë e Partisë Demokratike Z. Geoffrey Van Orden, ish Kryetar i Grupit Konservator të Britanisë së Madhe në Parlamentin Europian dhe Themeluesin e Fondacionit të Konservatorëve Europian Neë Directions, Kryetare Nderi e së cilës ka qenë Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Lady Thatcher.

Në këtë takim diskutuam mbi bashkëpunimin ndërmjet Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Fondacionit të Konservatorëve Europian në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në përgatitjen e progamit tonë elektoral. Z. Van Orden shprehu kënaqësinë e tij që ndodhej në Shqipëri me ftesë të Partisë Demokratike dhe Institutit Albanian Policy Center, ndërsa shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin tonë të frytshëm.

Me Van Orden, biseduam për situatën e rënduar politike në Shqipëri, narkoshtetin shqiptar si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit dhe fitoren e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në këtë takim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e Z. Geoffrey Van Orden, Znj. Fannie Van Orden dhe Znj. Edith Harxhi, Anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë", shkruan Berisha. 

 

 

Të fundit