Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pret në zyrë kryetarin e ri të FRPD-së, kush është Besart Xhaferri

Berisha pret në zyrë kryetarin e ri të FRPD-së, kush

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha priti në zyrën e tij, kryetarin e sapo zgjedhur të Forumit Rinor, Besart Xhaferri, të cilit i uroi suksese në këtë përgjegjësi të re. Kështu bën me dije zyra e shtypit në PD.

Në procesin e administruar nga FRPD, garuan 6 kandidatë. Morën pjesë 9470 votues në 62 qendra votimi. Besart Xhaferri u shpall fitues me 5256 vota.

Kush është Besart Xhaferri

Besart Xhaferri ka lindur në Berat. Ai i ka kryer studimet universitare “Economics and Political Sciences”, në një nga shkollat më prestigjize në botë, “London School of Economics”.

Prej vitit 2017, Xhaferri ka mbajtur funksionin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në FRPD. Prej 14 vitesh Xhaferri është sipërmarrës i suksesshem në fushën e arsimit.

Detyrën e re si Kryetar i FRPD-së e sheh si qëllim për prurjen e eksperiencave më të mira ndërkombëtare të fituara nga organizatat partnere, në mënyrë që Forumi të arrijë nivelet më të larta intelektuale në shërbim të Partisë Demoratike dhe së djathtës konservatore. 

 

 

Të fundit