Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha prezanton kandidaten për Bashkinë e Korçës: 14 maji tejkalon rëndësinë e zgjedhjeve të 92-shit

Berisha prezanton kandidaten për Bashkinë e Korçës: 14

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar kandidaten për Bashkinë e Korçës, Ledina Aliolli, e cila do të garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Berisha tha nga Korça se këto zgjedhje janë më të rëndësishme se ato të marsit 1992. Kryedemokrati tha se ALiolli do të japë gjithë energjinë e saj për të fituar besimin e korçarëve, teksa shtoi se vendi ka sot më shumë se kurrë nevojë për mençuri.

“Është një nder i madh, kënaqësi e veçantë ju falënderoj shumë për këtë pritje të zjarrtë. Kam ardhur sot tek ju me besimin e madh, mirëkuptimin tuaj, të mbarë korçarëve se vendi, kombi po kalon në disa momente të pashembullta në 32 vite. Në kohëra të papara ndonjëherë më parë dhe se vendi sot ka nevojë më shumë se kurrë për mençurinë tonë, për vendimin tonë të mençur.

Sot ne shkojmë drejt fushatës së zgjedhjeve lokale dhe sot kam nder dhe kënaqësi të veçantë të paraqes para jush, kandidaten e PD-së për kryetare të Bashkisë Korçë, me bindjen se paraqes një zonjë të nderuar, fisnike, nënë, bashkëshorte, intelektuale që mishëron vetitë, dhuntitë më të mira të korçareve, zonjave, zonjushave, grave fisnike të këtij rrethi, qyteti.

Kam bindjen se Ledina Aliolli, ka të gjithë dhembshurinë, përkushtimin, dashurinë për qytetarët e Korçës, sokaket, tregun, fermerët, për Korçën në tërësi dhe me besimin tuaj, ajo do të shkrijë të gjithë energjitë e saj për ta merituar atë besim.

Por sot, unë përsëri theksoj se këto zgjedhje në bindjen time, në ndërgjegjen time, për nga rëndësia tejkalojnë të gjitha zgjedhjet që kemi bërë deri sot, pas atyre të 22 marsit 1992”, tha Berisha.

Të fundit