Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha prezanton kandidaten për Bashkinë Patos: Një zonjë shembullore dhe e përkushtuar

Berisha prezanton kandidaten për Bashkinë Patos: Një zonjë

Kreu i PD, Sali Berisha prezanton kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Patos, Sofije Alushaj.

Berisha e cilësoi atë një kandidate shembullore dhe që do të drejtojë këtë qytet me besimin e qytetarëve.

Berisha: Së pari shpreh kënaqësinë time të madhe që sot paraqes këtu para jush kandidate për qytetare të parë të bashkisë një qytetare shembullore, një shërbëtore të përkushtuar të qytetarëve, të banorëve të Patosit, Dr.Sofije Alushaj. Paraqes një zonjë të përkushtuar, dhembshur, të devothsme dhe të aftë, e cila ka vendosur me besimin tuaj, t’u shërbejë ju, të menaxhojë dhe të drejtojë këtë qytet me besimin tuaj.

Unë kam kënaqësi të madhe që sot paraqes këtu znj.Alushaj, si kandidate tuajën, të votuar dhe përzgjedhur nga ju në një proces demokratik të pashembullt më parë. Sofija, siç e dini ju vjen nga Kosova, por ka një meritë shumë të madhe, ka zgjedhur Patosin si vendin më të bukur të ëndrrave të saj. Ju siguroj se do t’ju nderojë ju.

Ju siguroj se do të shënojë një ndryshim të madh në udhëheqjen, drejtimin, menaxhimin e kësaj bashkie. Do e shndërrojë atë në shtëpinë e parë të qytetarëve të Patosit. Do vendosë në epiqendër ju, qytetarët. Do të vendosë në epiqendër familjen.

Të fundit