Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha prezanton Sekretarin e ri për Marrëdheniet Ndërkombëtare në PD

Berisha prezanton Sekretarin e ri për Marrëdheniet

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar Sekretarin e ri për Marrëdheniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, Enri Ceno.

Berisha shprehu bindjen se Ceno do ta realizojë më së miri këtë detyrë, ndërsa bëri dhe një përshkrim të formimit të tij.

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, që në përputhje me statutin e PD, emërohet nga kryetari.Enri Ceno është një politikan i ri, i diplomuar për drejtësi, që ka një master në Londër për marrëdhënie ndërkomëbtare dhe biznes dhe një seri specializimesh dhe kualifikimesh kryesisht në SHBA, në fusha të ndryshme politike.

Shpreh bindjen më të madhe duke e emëruar në këtë funksion, se zoti Ceno do përmbushë me dinjitet të plotë këtë detyrë shumë të rëndësishme për PD-në, tha Berisha.

 

Të fundit