Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Prokurorët belgë akuzojnë Bashën si bashkëpunëtor me një organizatë që transporton para trafiku

Berisha: Prokurorët belgë akuzojnë Bashën si

 Ish kryeministri dhe ish lideri i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha si të dyshuar nga prokurorët belgë me një organizatë që transporton para trafiku.

Nga Durrësi, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Ardian Muka, Berisha tha se Basha ka ndryshuar dëshminë para prokurorëve, duke dhënë një tjetër version para tyre. 

“Basha u thirr dje para prokurorisë belge për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. U kap edhe si mashtrues në betim.

Mos harroni, prokurorët e Mbretërisë së Belgjikës nuk janë prokurorët e Edi Ramës, por prokurorë të betuar para Mbretit, nuk ka gjë që iu thyen ata. U kishte dhënë një variant krejt tjetër.

E ndërroi krejt pllakën. Menjëherë u konstatua se ishte mashtrim nën betim, vepër kriminale, vepër penale. Ia mbylli Edi Rama Toyota Yaris me një njeri, por prokurorët belgë do t'i shkojnë deri në fund këtij operacioni. Ata kanë me qindra e mijëra tabulate, dokumente. Ndaj dhe Basha nuk guxon të vijë dhe të paraqesë luanin këtu, por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit