Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Prokurori i Përgjithshëm, KLGJ-ja dhe ILD-ja kanë lëpirë çizmet e Irenës me shumë mbiemra

Berisha: Prokurori i Përgjithshëm, KLGJ-ja dhe ILD-ja kanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Për mediat, Berisha akuzoi institucionet e drejtësisë se “ia kanë lëpirë çizmet” Irena Gjokës. Berisha akuzoi gjithashtu se dokumentet zyrtare nuk janë trajtuar siç duhet dhe se institucionet kanë penguar hetimet, duke mbrojtur Gjokën dhe përfaqësuesit që lidhen me të.

“Irena me 5 mbiemra, e cila mbrohet nga Altin Troplini sepse për ta mbrojtur, i ka hapur hetim pa emër, për ta mbrojtur nga çdo lloj mase, lëshoi tek këmbët e saj apo bëri t’i lëpijnë çizmet e veta institucionet që vijojnë:

Prokurorin e Përgjithshëm, që iu desh dy vite për të nxjerrë një vendim, i cili ishte evident që në javën e parë. Prokurori i Përgjithshëm u zvarrit dy vite duke lëpirë çizmet e Irena Gjokës me shumë mbiemra, sepse nuk kishte të qartë se vula apostile nuk kërkon vërtetime. Ajo është vulë e sanksionuar në marrëveshjet ndërkombëtare si vulë zyrtare.

Pas Prokurorit të Përgjithshëm, kulmin e arrin KLGJ-ja, e cila në akte mashtrimi, në akte kriminale ka hedhur poshtë kërkesat për shqyrtimin e saj dhe njërën radhë, imagjinoni ju këtu, pasi avoketërve të mi iu ktheu përgjigje me shkrim se Irena me 5 mbiemra ka qenë e shkarkuar nga ish-presidenti i Republikës, kryetari i KLD, Sali Berisha në vitin 1996, kur ky dokument u kërkua nga deputetët e PD 3 javë më vonë, iu përgjigj se ndaj kësaj zonje nuk ekziston një dokument i tillë”, deklaroi Berisha.

Të fundit