Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Prokurori që guxoi të hetojë Ballukun u kërcënua nga njerëzit e Ramës

Berisha: Prokurori që guxoi të hetojë Ballukun u

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryedemokrati  Sali Berisha ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për përfshirje në aktivitete kriminale dhe korrupsion të përhapur.

Ai ka bërë akuza ndaj zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, e cila sipas tij është përfshirë në vjedhje dhe shpërdorime të fondeve publike, duke e cilësuar atë si "zëvendësën më besnike" të kryeministrit Rama.

"Prokurori që guxoi të thërrasë Lubi Ballukun është kërcënuar nga vrasës dhe figura të lidhura me Edi Ramën," tha Berisha.

Ai e cilësoi këtë si një akt kaluari, duke akuzuar Ramën për përdorim të propagandës dhe kërcënimeve për të mbrojtur krimet dhe korrupsionin e qeverisë.

Në përfundim, Berisha kërkoi më shumë angazhim dhe veprime nga opozita për të ndaluar, sipas tij, "narkoshtetin" që është ngritur në Shqipëri, dhe i bëri thirrje sistemit të drejtësisë të veprojë pa presion politik.

Berisha: Kjo mbledhje e grupit parlamentar thirret në një moment kritik për vendin, në një moment kritik për opozitën dhe opozitarizmin.

Ju jeni dëshmitarë se ngrehina e narkoshtetit, e qelbur nga koka, kundërmon sot më shumë se kurrë në Shqipëri dhe në botë.

Zëvendësja më besnike e Edi Ramës në 25 vitet e fundit, Lubi Balluku, merret e pandehur për një të mijëtën e vjedhjeve dhe shpërdorimeve të saj.

Një të mijëtën!

Dhe marrja e saj e pandehur ishte një akt kaluari i vërtetë, do të themi atë që është, për atë prokuror që guxoi të firmosë thirrjen e saj.

Ai prokuror që guxoi të firmosë thirrjen e një personi që bashkë me Edi Ramën kanë zhdukur miliarda në tendera në këtë vend, ai u përball me kërcënime vrasësish, me kërcënime indirekt të bosit të tij, Troplinit në krye të Skapit, por edhe me kërcënime direkt të kryeministrit nëpërmjet telefonit të faqezi Manjës, Ulsi Manjës.

Shikoni se ku jemi.

Cili je ti, i thotë Ramaduro prokurorit, që guxon të prekësh pasaportën e zëvendëskryeministres së Shqipërisë?

Kjo është e vërteta.

Dhe kur merr ca mesazhe Ramaduro, e qep gojën sepse ishte vetë personazh që duhej t’i hiqej pasaporta.

Por, pavarësisht nga kjo situatë, ai zgjedh të mbrojë me kusht veprimtarinë e tij kriminale.

Përdor të gjitha mjetet e propagandës kundër opozitës, dhe jo vetëm propagandës, dhe mbrojtjen e krimeve të tij.

 

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit