Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Protestat jetike, Rama ka mbyllur çdo rrugë institucionale

Berisha: Protestat jetike, Rama ka mbyllur çdo rrugë institucionale

Kreu i PD, Sali Berisha, i cilësoi protestat "jetike dhe vendimtare", duke theksuar se veprimi në terren është aspekti kryesor përballë një qeverie që ka bllokuar çdo rrugë institucionale.

Gjatë një baskëbisedimi me qytetarët, ai njoftoi se të gjithë protestuesit e arrestuar po marrin mbështetje ligjore, duke i quajtur ndalimet e tyre të pabaza dhe me qëllime të pastra politike.

Berisha tha se opozita nuk mund të kufizohet vetëm në debate televizive, ndërsa theksoi se qeveria e ka mbyllur plotësisht Parlamentin, duke bërë që protesta të mbetet e vetmja alternativë.

Berisha: Kam dijeni të plotë, gjerë në ora 3:00 dhe 4:00 të mëngjesit, deputetët dhe avokatët tanë kanë qenë në komisariatet e policisë dhe janë marrë me secilin rast dhe po ndjekim. Ne ndjekim të gjithë guximtarët tanë të arrestuar në, nga policia pa asnjë fakt dhe krejtësisht për qëllime politike. Mendoj se protesta jonë është jetike dhe vendimtare. I dashur mik, imagjino pak, në qoftë se ne, opozitë kryesore e vendit, do rrinim duke vrapuar nga një studio në studio tjetër televizive kundër qeverisë. Sigurisht që kjo është një aspekt, por të garantoj që kjo nuk mund të jetë aspekti kryesor i opozitës, i veprimtarisë së opozitës. Veprimi është aspekti kryesor i kësaj opozite në një kohë kur Edi Rama i mbylli publikisht duart, dyert, më falni, dyert, drejtësisë. Atëherë çfarë duhet bërë? Duhet, çdo njeri që i shtron pyetjen vetes dhe i thotë, çfarë duhet të bëj unë në këto rrethana?

Duhet të heshtë, firmos triumfin e të keqes së Edi Ramës. Duhet të protestoj, firmos mospajtimin me këtë të keqe. Firmos, qëndron në lartësinë e ndërgjegjes njerëzore që nuk pranon një gjë të tillë, idealeve të tua, por dhe të guximit për t'u kundërvu këtij regjimi. Ndaj dhe besoj se protestat, protestat janë dëshmia më e fuqishme, më e rëndësishme e ekzistencës së një opozite të pavarur që nuk pajtohet, por janë gjithashtu një mision që synon, që synon largimin e Edi Ramës nga pushteti. Na thoni pak, ata të cilët shtrojnë këtë pyetje, të pyesin veten, çfarë duhet bërë tjetër përveç protestës? Në parlament ju e shihni, e kanë mbyllur parlamentin. Ju e dini që pasi ka bllokuar hetimet e SPAK-ut, nuk lejon asnjë komision hetimor në parlament Edi Rama.

Të fundit